Subscribe

Kryeministri Edi Rama e bën te qarte se qeveria nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet në Federatën Shqiptare te Futbollit, ku garojnë Armando Duka për një mandat të 5 dhe deputeti socialist Bashkim Fino.

 

Shefi i qeverisë shfrytëzoi ceremoninë e nisjes së punimeve për zyrat e reja të FSHF-së për të hedhur poshtë pretendimet se politika po tenton të kapë edhe futbollin, duke mbështetur një kandidat në zgjedhjet e 7 shkurtit.

 

Rama u kujdes disa herë gjatë fjalës së tij të theksonte distancimin e tij në zgjedhjet për kreun e Federatës.

 

Ndërkohë, presidenti aktual i FSHF-se theksoi se shpresonte te ishte përsëri ne krye te institucionit te futbollit pas 18 muajsh, kohe ne te cilën përfundonin punimet per Federatën e Re.

 

Investimi ne kompleksin “Dinamo” kap vlerën e 8 milion eurove, ku përfshihet një ministadium, fushë stërvitore dhe hotel për ekipet kombëtare, si dhe ambientet e reja për administratën e FSHF-se.

 

Pas garës për zgjedhjen e kreut të Federatës duket se klubet sportive do të përfshihen nen ethet e kontrollit fiskal. Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar se këto kontrolle do të s’postohen pas zgjedhjeve, për të mos patur asnjë influencë ne procesin e garës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *