Kryeministri Edi Rama ka dalë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një komunikim live në “Facebook”, ku është shprehur se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të shtretërve. Ndërsa e ka cilësuar si periudhën më të vështirë gjatë karrierës së tij politike.

Kreu i qeverisë tha se falë masë të ndërmarra nga qeveria për frenimin e koronavirusit, vendi ynë ka arritur të shënojë numër të ulët viktimash, numër të ulët të shtretërve të zënë dhe numrin e ulët të pacientëve të intubuar mes jetës dhe vdekjes.

“Vendi me një numër më pak të vdekurish. Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të shtretërve. Vendi me numrin më të ulët të respiratorëve, Shqipëria. Si mendoni ju që shani e mallkoni pa pushim?! Nuk kanë lidhje me rezultatet që kemi bërë. Pikërisht me këto masa që kemi hedhur në kohën e duhur, pa shkelur në asnjë moment në asnjë ‘dërrasë të kalbur’. Apo mendoni se COVID i ka marrë me të mirë shqiptarët se janë trima e ta japin në lule të ballit. Janë masat që kemi marrë. Falë natyrisht shumicës dërrmuese të njerëzve të këtij vendi që sytë i përdorin për të parë dhe respektojnë masat. Miq ne nuk kemi ardhur kot deri këtu, dhe nëse i kemi 3 rezultatet kryesore të kësaj lufte, numrin e shtretërve, vdekjeve, dhe pacientët e intubuar, mes jetës dhe vdekjes, por kjo s’na bën të pranojmë se virusi ka ikur. Ai është rrotull nesh sapo nxjerrim kokën nga shtëpia. E dini që e kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se sa vendet e tjera”, tha ai.

Ai shprehet se virusi nuk është larguar ende dhe iu bëri thirrje qytetarvë që të bëjnë kujdes.

“Kemi ripahur aktivitetin ekonomik më shumë se vendet e tjera.Ju lutem të gjithëve, këtu nuk luhet dot me zjarrin, nuk vihen dot baste. Nuk mjaftojnë as ligjet, as kodi penal, as policia, as kontrollet, as ushtria nëse nuk jeni ju roje të shëndetit tuaj. Ky armik është real dhe ne duhet të ndryshojmë qasje, sjellje, mënyrë të menduari dhe të organizuari të jetës tonë të përditshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *