Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi një lajm të rremë ku thuhej se është ndarë nga jeta ish-kryedemorkati pas një aksidenti.
Në reagimin e tij Basha shkruan se për kryeministrin Rama kush nuk vjedh, fle gjumë, pasi më herët kreu i qeverisë më ironi shkruante se “Nuk duhet ta kishe prishur gjumin për kaq gjë.
Lexo edhe :
“E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, “pas shpine”, me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje”, shkruan Basha.
Po ahtu ishte vetë Basha mëngjesin e sotëm i cili reagoi pas lajmit të rremë, duke theksuar se të tillë “fakenws” shpërndajnë ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.






