E hënë, 21 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Mos dilni pa çadra!/ Si do të jetë moti këtë të premte

Për ditën nesërme përsëri do të ketë në vend qarkullim të masave të paqendrueshmë, të cilat do të sjellin zhvillim vranësirash më e theksuar kjo në pjesën veriore të vendit. Kështu në veri e qendër do të ketë reshje shiu deri në mesditë edhe në formën e shtrëngatave me rrufe lokale.

 

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi 1 deri 8m/sek. Në mbrëmje era 10-12m/sek në bregdet shoqëruar me valëzim të forcës 3-4 ballë. Temperaturat pritet të regjistrojnë vlerat 10 gradë deri në 23 gradë  Celcius.

 

Reklamë

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm në veri e qendër të tij, ndërsa në jug e juglindje do të mbizotërojnë orët me diell dhe temperaturat në rritje.

 

Kontinenti Europian do të përfshihet nga sistem frontal në veri të e në këto vende do të ketë reshje të herëpashershme dhe rënie temperaturash. Në pjesën tjetër të Europës do të ketë zhvillime vranësirash të herëpashershme dhe do të shoqërohen me reshje lokale. Në Jug të Merdheut do të bizotërojë moti me diell dhe temperatuart në rritje.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë