E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mori subvencione nga BE, çekët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Dhjetra mijëra qytetarë çekë kanë protestuar kundër kryeministrit Andrej Babish.

tubimet masive vijnë pasi prokuroria riktheu një çështje javën e kaluar kundër Babish, nën dyshimet se ka fshehur pronësinë e një prej firmave të tij më të mëdha, në mënyrë që ajo të kualifikohej për subvencione nga Bashkimi Europian.

Protestuesit në Pragë kërkuan që “Babis Agrofert” të shkëputet nga ndihma e Bashkimit Europian dhe kontratat publike.

Edhe Komisioni Europian njoftoi në një raport se Babish është në konflikt interesi si pronar i kompanisë “Basbish Agrofert”, një konglomerat i qindra firmave që kryeministri çek ka ndërtuar gjatë dy dekadave të fundit.

Reklamë

Bizneset e tij përfshijnë bujqësinë, përpunimin e ushqimit, kimikatet dhe mediat, dhe janë ndër përfituesit kryesorë të fondeve nga Bashkimi Europian, sidomos në bujqësi.

Por 65 vjeçari Andew Babish, I cili ka ardhur në pushtet në vitin 2017 mohon çdo akuzë, ndërsa tha se I plotëson të gjitha kushtet sipas ligjit.

Protestat kundër Babish mbrëmjen e së martës, janë më të mëdhatë që nga demostratat e 30-viteve më parë pas rënies së komunizmit në vend. Megjithatë pavarësisht protestave, lëvizja populiste ANO e Babish mbetet partia politike me mbështetjen më të madhe në vend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë