E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mori ryshfet pacientëve mbi 39 mijë euro, pritet sot vendimi për mjekun imazherist të Fierit, nuk paraqitet në Gjykatë

Mjeku imazherist në Spitalin Rajonal të Fierit, Gëzim Taullaj, nuk u paraqit sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, pasi përfaqësohej nga avokati i tij, Xhevair Morina, për arsye shëndetësore.

66-vjeçari ra në prangat e policisë pas një hetimi 4-mujor, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë, dhe u arrestua në flagrancë duke marrë një shumë parash nga një pacient që do të kryente ekon abdominale, gjatë një operacioni policor të koduar “Imazheria”.

Reklamë

Taullaj do të dalë sot para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tusha dhe prokurori Leonard Suçi, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Hetimi zbuloi se mjeku shpërdoronte detyrën duke vizituar pacientë në dy klinika private në Fier gjatë orarit zyrtar të punës. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestruar 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë, të marrë në kundërshtim me ligjin.

/vizionpls.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë