Këngëtarja Aurela Gaçe ka qenë pjesë e të ftuarve special në eventin e bukurisë, “Miss Universe Albania”.

 

Gaçe, si gjithmonë arriti të elektrizonte skenën dhe të ngrinte në këmbë të gjithë publikun e pranishëm në “Pallatin e Kongreseve”.

 

Në fund të performancës Aurelës ju dhurua një kurorë në shenjë mirënjohje për gjithçka që i ka dhuruar publikut shqiptar në këto vite si artiste.

 

Përmes një fotoje me mbishkrim këngëtarja ka dhënë një mesazh shumë frymëzues për vajzat dhe gratë.

 

“Iku mbaroi dhe kjo punë. Pra, vajzë mund të marrësh kurorë edhe kur je 1.60 cm. Miss mbase jo, por për çdo gjë tjetër që ne e vendosim në mendje e arrijmë edhe as bëhet fjala dysh. Kurorë të padukshme kanë gjithë nënat tona që me përkushtim të madh e dashuri, kanë arritur të rrisin ne, mes punës e halleve, ato na bënë këto që jemi sot. Edhe ne s’na ndalon dot asgjë të jemi si modeli më i mirë që kemi në shtëpitë tona. Ne mundemi të jemi mbretëreshat e familjeve tona dhe kurora shkon për gjithë nënat tona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *