E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mori kujdestarinë e fëmijëve, gruaja grushtohet nga ish-bashkëshorti në sy të fëmijëve

Shoqërohet me tensione një moment familjar në Belsh, ku pasi një grua ka marrë kujdestarinë e fëmijëve, është dhunuar nga ish-bashkëshorti.

Punonjësit e zyrës së Përmbarimit kishin shkuar në një familje në Belsh, për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, por janë përballur me një 50-vjeçar, që pasi rrahu ish-bashkëshorten, kundërshtoi edhe punonjësit e Policisë.

Reklamë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 50 vjeç, banues në Belsh.

50-vjeçari ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Elbasan dhe gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij duke e penguar në marrjen e kujdestarisë së fëmijës.

Reklamë

Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë në krye të detyrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës “.

Vazhdo të lexosh

Reklamë