Subscribe

Krisa Caushi ishtë një ndër 3 modëratorët e ” Festivalit të 62 të Këngës në RTSH”. Moderatorja mori gjithë vëmendjen falës dukjes së saj, me veshjet e veçanta me të cilat shkëlqeu.

E ftuar në “Living Room”, Krisa ndau emocionet e momentit kur iu ofrua për të qenë moderatore e festivalit.

Krisa Caushi : Të them të drejtën nuk e prisja këtë vit 2023, sidomos përgjatë muajve të fundit sepse ka pasur ndryshim rrënjësor edhe në karrierën time gjithashtu. Më kishin thënë që ishte viti yt, viti i bricjapit por nuk e besoja deri në momentin që gjërat ndodhën. Pata një ndryshim 360 gradë në aspektin tim profesional. Punoja gazetare në web dhe nga webi kalova direkt në televizion. Pasi unë kam hapur programin tim më është ofruar për të prezantuar festivalin e kenges.

Brunilda Lahe: Si u gjende ti, si erdhi propozimi për të prezantuar Festivalin e Këngës ?

Krisa: Ndodhesha tek Radio Televizioni Shqiptar aty ku dhe unë punoj dhe drejtori Alfred Peza dhe drejtori artistik Bojken Lako më thërrasin në oborrin e Radio Televizionit Shqiptar, në ato momente po mendoja për çfarë po më therret? Çfarë ka ndodhur? Çfarë kam bërë gabim? Dhe thjesht vi aty dhe më thotë: Ke qënë ndonjëherë në Kinë? Dhe unë që mbes në atë moment sepse nuk e kuptova për çfarë e kishte e më thotë që bëhu gati se do jeshë një nga prezantueset e festivalit dhe unë që nuk e prita. Nuk e mendova 2 herë të them të drejtën sepse kisha atë besimin tek vetja ime që mundesha ta bëja.

Brunilda Lahe: Pra shkove më larg sesa në Kinë?

Krisa Caushi: Shkova akoma më larg sesa në kinë. Mund të të them që dolëm jasht globit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *