Një qytetar në Krujë pasi ka votuar së bashku me nënën e tij ka marrë fletët dhe është larguar nga qendra e votimit. Më pas ai ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur në kosh.

 

Lidhur me këtë akt, policia ka arrestuar qytetarin në fjalë, ndërsa rasti është shënuar në qendrën e votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20.

 

“Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasin B. T., i cili pasi ka marrë me vete 2 fletët e votimit (të veten dhe të nënës), ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave”, njofton policia. 

 

Rasti është denoncuar në polici nga Komisioni i Qendrës së votimit, ndërsa 44-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *