E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mori 2 mijë euro për të liruar trafikantët e drogës, lirohet me kusht ish-prokurori

Ish-prokurori Edmond Karriqi, i dënuar me dy vite burg,  është liruar me kusht nga GJKKO, që dënimin e mbetur ta kalojë në shërbim prove.

 

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit akuzohet se ka kryer veprën penale: “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

 

SPAK përmes përgjimeve arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë