Vendi
Morën ryshfet për të mos arrestuar një grua që shkaktoi aksident, SPAK dërgon për gjykim ish-shefin e Rrugores dhe dy të tjerë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-shefin e policisë rrugore Roven Zeka dhe ka dërguar dosjën në Gjykatë.
Bashkë me Zeken në akuzë janë dhe dy punonjësit Sokol Novaku dhe Edison Tabaku.
Reklamë
SPAK ka marrë të pandehur edhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba.
Dosja me akuzat e korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionareve të drejtesisë do te gjykohen nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Tre efektivët u arrestuan më 19 prill me urdhër të SPAK, me akuzën se kishin kërkuar dhe marrë 2 mijë euro nga biznesmeni Erges Vrioni për të mos i arrestuar bashkëshorten që ishte përfshirë në aksidentin e ndodhur më 16 prill dhe që çështja e saj të mos referohej në Prokurori. /vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




