E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në Velipojë, pranga mjekëve të QSUT

Tre persona kanë përfunduar në pranga paraditen e kësaj të shtune, dy prej të cilëve janë mjekë në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Kirurgu ortoped Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj, dyshohet se kanë marrë një shumë parash për një ndërhyrje kirurgjikale.

 

Reklamë

Policia sqaroi se dy mjekët operuan djalin 17-vjeçar, i cili mbeti i plagosur ne gju në masakrën e Velipojës. Babai i të miturit besohet t’i ketë dhënë kirurgut dhe anestezistit 377 mijë lekë dhe 55 euro, të cilat më pas janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Të tre të arrestuarit akuzohen për “korrupsion aktiv dhe pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë