Pasi përfundoi takimin me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe shefen e BKH-së, Aida Hajnaj, ambasadorja amerikane, Yuri Kim dha një mesazh të fortë.

 

Përmes rrjeteve sociale, ajo bëri me dije se krerët e drejtësisë e kanë siguruar se askush nuk do të jetë më mbi ligjin. Kim tha se duhet të ketë drejtësi për rastet e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve elektorale.

 

“2021 filloi me dosje të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtoren Hajnaj, ata më siguruan që janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin… Qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *