E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 27 minuta më parë
Bota

Moon Jae In takon Kim Jong Un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, është takuar këtë të shtunë me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae In, pak ditë para samitit të nivelit të lartë mes Kim e Donald Trump.

 

Dy liderët u takuan në zonën e demilitarizuar në kufirin mes dy Koreve.

 

Reklamë

Zyra e Moon Jae In, ka njoftuar se temë e takimit është samiti i 12 qershorit në singapor, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e shtyrjes së takimit historik.

 

Takimi mes Kim Jong Un e Moon Jae In, vjen vetëm pak ditë pasi shtëpia e bardhë publikoi një letër përmes së cilës Trump anulloi takimin e Singaporit.

 

Por Koreja e Veriut njoftoi se ishte e gatshme për bisedime, pavarësisht vendimit të Trump. Pak orë më pas, Trump njoftoi se takimi mund të ndodhë në ditën dhe vendin e përcaktuar.

 

Vendimi i Trump për anulimin e samitit historik erdhi pasi një zyrtare e lartë koreane-veriore e cilësoi zv/presidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, si “kopje politike” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë