E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Monstra e Selenicës pranon vrasjen e 8 kushërinjve të tij por nuk pendohet

 

Pas 12 orësh kerkimi forcat special RENEA e ato te nderhyrjes se shpejte  arrestuan monstren qe kreu masakren e tmerrshme ne fshatin Resulaj. Ridvan Zykaj i cili vrau tete te aferm te tij me gjakftohtesi u kap ne njeren prej rrugeve periferike te Selenices.

 

Pasi iu be thirrje për tu dorëzuar ai nuk berei rezistence ndaj uniformave blu.Policia gjeti edhe armen me te cilen u krye masakra e cila ishte e mbushur dhe gati per shkrehje

Reklamë

 

Gjate marrjes ne pyetje Rtivan Zykaj e pranoi krimin por nuk u shaq i penduar ndersa kerkoi avokat per te pasur garanci per jeten.Sipas Policia vrasesi I eshte neneshtruar disa seancash pyetje dhe ka thene e se e kreu krimin per motive banale pasi sipas tij pjestare nga dy familjet e kishin akuzuar per vjedhje.

 

Për kapjen e 24- vjeçarit u angazhuan forca te shumte policie sepcialet e Renea, Delta force si dhe nderhyrja e shpejte. Nderkohe qe nga ajri patrullonin edhe helikopteret dhe fshati Resuaj ishte gjtate gjithe kohes I blinduar.

 

Uniformat blu qendruan ne gatishmeri per shkak te rrezikshmerise se autorit. Gjate oreve te qendrimit ne arrati 24 vjecari nuk hezitoi tu perigjigjej me fyerje komentuesve ne rrjetet sociale qe denonin krimin e tij.

 

Ridvan Zykaj qelloi pasiditen e te premtes me bresheri automatiku duke lene te vrare tete kushurinjte e tij tij, mes tyre edhe dy fëmijë, 8 dhe 15 vjeç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë