Monako vazhdon të ruaj me fanatizëm vendin e dytë në kampionatin francez. Skuadra e principatës mundi 2 me 1 në fushën e vetë Bordo në sfidën hapëse të javës së 28 , duke u ngjitur ne kuotën e 60 pikëve, një pozicion qe e lejon për momentin të ketë një avantazh 5 pikësh nga Olimpik Marseje i vendit të trete dhe plot 10 pikë nga Lioni i vendit të katërt, skuadra këto që rivalizojnë me Monako për dy vende te cilat të çojnë në Champions League, përjashto këtu PSG që e ka të siguritë kapjen e këtij objektivi.
Të zotët e shtëpisë e nisën shumë mirë takimin duke pasur disa raste për shënim me anë të Roni Lopes edhe Jovetic. Në të 27 Gezal goditi traversën pas një pasimi të marrë nga Lemar, por kjo paraqitje dhe këto raste nuk mjaftuan që Monako të gjente avantazhin.
Përkundrazi ishte Bordo që befasoi në minutën e 32 me anë të një gjuajte potente te Vada. Monako nuk e humbi përqendrimin dhe iu afrua dy herë barazimit me anë të Lemar dhe Jovetic, përpara se malazezi më në fund të ishte konkret në minutën e 45 duke u dërguar ekipet ne dhomat e zhveshjes në barazim.
Edhe në pjesën ë dytë Monako luajti më mirë. Sidibe fillimisht humbi një rast të pastër, përpara se të ishte po ky lojtar protagonist në pasimin e dhënë për Roni Lopes i cili përmbysi shifrat në favor të skuadrës së principatës.
Deri në fund Monako nuk pati vështirësi në administrimin e fitores që e mban në vendin e dytë pas krahëve të PSG.