E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Momenti kur shoferi i jep lekët punonjësve të rrugores/ VIDEO

Një drejtues mjeti është arrestuar në flagrancë pasi i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative.

 

Shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Ulqin, në aksin rrugor Mamurras – Lezhë, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë.

 

Reklamë

Gjatë momentit të ndalimit, shoferi i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 2 000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

 

I riu ng Ulqini akuzohet per vepren penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë