Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për t’iu bashkuar nismës së Kryqit të Kuq, për të mbledhur ndihma për popullin ukrainas.

 

Meta thekson se në këtë moment kritik, humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë tipare të çmuara të kombit tonë.

 

“Të dashur qytetarë, për shkak të luftimeve të ashpra, situata humanitare në Ukrainë është tepër kritike. Me përulësi ju bëj thirrje të gjithëve të ndjekim nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të mbledhur ndihma në mbështetje të popullit ukrainas që po lufton heroikisht në çdo qytet, lagje e rrugë. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë tipare të çmuara të kombit tonë. Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës dhe popullit të saj!” , shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *