Subscribe

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka marrë duartrokitjet e publikut korçar.

 

Por shumë prej tyre kanë shkuar në veçanti për aktorin Koço Qendro i cili edhe duke qene 92 vjeçar ka surprizuar me lojën e tij ne skene.

 

Rivënia në skenë e Kopracit, nisi si një ide e rastësishme dhe si një dëshirë e Koço Qëndros për të luajtur edhe një herë kryerolin e tij. Problemi i parë ishte dilema nëse aktori do të mund ta përballonte skenën për shkak të moshës shumë të thyer.

 

Pengesë tjetër ishte gjetja e aktorëve për te risjellë Kopracin. Por regjisori Dhimitër Orgocka ja ka dalë.

 

Ne fund shfaqja ja arriti qëllimit, duke sjelle një mbrëmje te veçante për fundjavën korçare.

 

Komedia e vënë në skenë në tre periudha të ndryshme kohore, gjithnjë me rolin e Harpagonit të interpretuar nga Koço Qëndro ka përfaqësuar edhe më parë me sukses teatrin e Korçës si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

 

Mjeshtëri i Madh Dhimitër Orgocka si regjisor, dhe 92 vjeçari me energji të pashtershme Koço Qëndro, ja kanë dalë mbanë edhe ne kushte kur kishin marre përsipër një barre aspak te lehte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *