E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mohon vrasjen e djalit të xhaxhait të vet, por gjykata e lë në burg

Gjykata e shkallës së parë në shkodër vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditor, për Marash Arrajn, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij, Lazer Arraj.

 

Prokurorja e çështjes kërkoi masën e sigurise  me afat, për të pritur aktet e ekspertimit të rrobave dhe prova të tjera plotësuese.

 

Reklamë

Në sallën e gjyqit i dyshuari mohoi akuzat ndaj tij, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

 

55-vjeçari Lazer Arraj u gjet i vrarë në fshatin Palaj në Dukagjin, e deri me tani policia dyshon se krimi mund te lidhet me kultivimin e kanabizit ne zonat e thella

Vazhdo të lexosh

Reklamë