Subscribe

Rruga prej 15 km e gjatë në Moglicë nuk do të përmbytet më nga ujerat e liqenit, falë investimit të kryer nga qeveria shqiptare por edhe kompania Statkraft.

 

Kjo e fundit po zbaton projektin energjetik të Kaskadës së Devollit, nëpërmjet hidrocentralit të Banjës dhe Moglicës.

 

“Kjo është rruga e fundit që është rruga zëvendësuese e Moglicës e cila do të jetë rrugë nacionale pasi zëvendëson rrugën që do të përmbytet nga mbushja e liqenit dhe fillimi i punimeve të hidrocentralit të Moglicës. Është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit të partneritetit publik-privat, me një nga kompanitë më të mira në Shqipëri që është Statkraft. Në negociata me qeverinë ata arritën të nënshkruajnë një marrëveshje për ndërtimin e rrugëve zëvendësuese në gjithë këtë zonë ku një pjesë të kontributit e ka dhënë drejtpërdrejtë edhe qeveria nëpërmjet Buxhetit të Shtetit”.

 

Për ministrin, pas këtyre investimeve Moglica do të jetë një vend turistik.

 

“Jam i bindur se përfundimi i këtyre rrugëve, ashtu sikurse ndodhi me hidrocentralin e Banjës dhe me gjithë infrastrukturën e krijuar në të, do të fillojë të tërheqë edhe vizitorët në këtë zonë. Jo vetëm Gramshi por besoj se shumë shpejt edhe Moglica do të jetë një nga vendet më të vizituara nga turistë për shkak të rrugës shumë piktoreske dhe liqenit të mrekullueshëm që pritet të krijohet”, theksoi Gjiknuri.

 

Aktualisht, HEC Banja ka përfunduar dhe hyrë në prodhim ndërsa vitin e ardhshëm përfundon edhe Hidrocentrali i Moglicës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *