Përfaqësuesja e larte e Bashkimit Europian Federika Mogerini, nga Shkupi i ka dhënë nje ultimatum presidentit te Maqedonisë Ivanov. Deri te hënën, ai duhet te reflektoje dhe te japë mandatin per formimin e qeverise se re, shumicës parlamentare.

 

“I kërkova presidentit Ivanov qe te reflektoje dhe bazuar mbi parimet demokratike e kushtetuese, t’i jape mandatin shumices parlamentare deri diten e hene. Partitë të mbahen nga çfarëdo retorike nxitëse që mund të çojë vendin në një konflikt ndëretnik dhe politik. Aktorët politik duhet të kenë parasysh që Maqedonia është shtet multietnik dhe të drejtat e të gjithëve duhet të respektohen. Politikanët duhet të vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë sa më shpejt. Situata është e komplikuar, prandaj të dilet nga kjo situate, jo për Bashkimin Evropian por për Maqedoninë.”

 

Përfaqësuesja e larte e Bashkimit Europian, u takua me heret me përfaqësuesit e te gjitha forcave politike. Pas takimit, kreu i LSDM-se Zoran Zaev deklaroi se zonja Mogerini pret qe Maqedonia te respektoje proceset demokratike.

 

“Jemi të lumtur per përkushtimin e BE-se per proceset demokratike dhe integruese te Maqedonise. Nga zonja Mogerini morëm mesazhin e qarte per te respektuar këto procese. Uroj dhe shpresoj qe presidenti Ivanov te shqyrtoje vendimin e tij dhe te respektoje këto procese demokratike. 67 mandate nënkuptojnë 700 mije vota dhe jane vullneti i shumicës se qytetareve qe nuk duhen anashkaluar.”

 

Ndërsa kreu i BDI-se Ali Ahmeti, pas takimit ka zgjedhur rrjetin social Facebook per te shprehur mesazhin e tij.

 

“Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi partner të komunitetit ndërkombëtar. Kriza institucionale dhe sistemore nuk do te kthehet në krizë ndëretnike dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur zgjidhje politike. Sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucione të besueshme, përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrimi në NATO dhe BE janë prioritetet tona.”

 

Ndryshe nga Ahmeti mendon Menduh Thaçi. Ndersa drejtuesit e tjerë te partive shqiptare theksuan se vendimi i Ivanovit e ka futur vendin ne nje krize te thelle institucionale. Pas takimit, kreu i VMRO-se Nikola Gruevski u largua pa nje prononcim per mediat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *