Subscribe

Aktori Andrea Vreto, mik dhe koleg i Albano Bogdos komentoi sot lojën e konkurrentëve të Ferma Vip.

Në një intervistë për moderatoren Brikena Prifti në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Andrea tha se miku i tij Albano e ka surprizuar për mirë gjatë qendrimit në Fermë.

Vreto tha se Albano Bogdo po tregon qytetari në Ferma Vip.

Andrea Vreto: Albano po tregon qytetari dhe njerzillik. Më pëlqen shumë, më ka dalë jashtë pritshmërive. Më ka surprizuar për mire…Albano është emocional, ka ndikuar mbyllja që të shprehet më shumë në ferme. Dje shikoja në një bisedim me Dietan që tregonte ccështje personale të jetë së tij, e shikoj që po jep shumë nga vetja. Ai është shumë i rezervuar që të tregojë në publik nga vetja, por mendoj se ketu po tregon shumë.

Andrea foli edhe për ndryshimin e ri që Albano bëri në modelin e flokëve të tij. Ai tha se nuk mendon se look-u i ri është strategji, teksa u shpreh se Albano e ka pasur qejf këtë model flokësh edhe më parë.

Andrea Vreto: Duke e njohur Albanon di që ka qenë një model që e ka pasur shumë qejf, nuk mendoj se është stratetegji.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *