E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mjeku Kalo: Mbajtja e maskës, një nga mënyrat për të pakësuar rrezikun e infeksionit

Mjeku Tritan Kalo e cilëson mbajtjen e maskës si një nga masat për të pakësuar rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

 

Reklamë

Në një video-mesazh të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Kalo thekson se maska pakëson sasinë e depërtimit të virusit në organizmin tonë.

 

“Problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e dëpërtimit të virusit në organizmin tonë”, thotë Prof. Kalo në mesazhin e tij.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1075448636244519

Vazhdo të lexosh

Reklamë