Mjeku Ilir Alimehmeti e konsideron premtues mjekimin e ri që po testohet për pacientët e prekur me koronavirus. Bëhet fjalë për akalabrutinibi, i cili është përdorur me parë në limfonat jo-Hogkin.

Në një postim të publikuar në “Facebook”, mjeku shkruan se pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore tek pacientët e infektuar me COVID në gjendje të rëndë u vu re përmirësim në oksigjenimin e të shtruarve.

“Lajme te mira miqte e mi! Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende. Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin. Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane publikuar ne prestigjiozen “Science Immunology” studimin e tyre te akalabrutinibit ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende: 11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive) 8 paciente te intubuar. Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re: Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem. Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj: 8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim. 4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan. 2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

Sipas tij, këto të dhëna i hapin rrugën studimeve zyrtare klinike nderkombetare.

“Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19. Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive. Forca miq! Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme! Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit: Distance fizike Higjiene e rregullt Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *