Fatos Hoxha është zgjedhur kryetar i degës së PD-së në Bulqizë. Pas numërimit të të gjitha votave të vlefshme në procesin që u mbyll mbrëmjen e të martës, rreth orës 23 e 15 minuta, rezultoi që Fatos Hoxha u votua nga 587 anëtarë, ndërsa kandidati tjetër, Shaqir Manjani siguroi 442 vota.

 

Kujtojmë se zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD në Bulqizë janë shoqëruar me tension dhe akuza që të dielën. Kandidatët Fatos Hoxha dhe Defrim Fiku akuzuan për tjetërsim të listës së votuesve ku sipas tyre në të ishin shtuar rreth 500 emra, numër i cili mund të bënte fitues kandidatin Shaqir Manjani. Ata kërkuan shtyerjen e zgjedhjeve për të martën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *