Epidemiologu Ilir Alimehmeti bëri një analizë të menaxhimit të situatës që disa shtete bënë përballë koronavirusit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Alimehmeti tha se deri tani, modeli gjerman dhe ai suedez kanë rezultuar më të suksesshmit.

Sipas tij, të dy shtetet momentalisht e kanë nën kontroll pandeminë.

“💚 Varianti më pozitiv, nëse ke në dispozicion financa dhe kapacitete njerëzore të larta, është Gjermania. 🇩🇪 Me kosto mesatare/të lartë për shoqërinë, ajo arriti një eficiencë të lartë të kontrollit të valës së parë dhe aktualisht rastet e reja janë nën kontroll, pa rikthim të fazës eksponenciale.

💛 🇸🇪 Një tjetër model për t’u studiuar është Suedia. Suedia tregoi një ecuri natyrore të suportuar nga masat e marra dhe, me kosto të ulët për shoqërinë, menaxhoi me eficiencë mesatare valën e parë dhe tashmë është në ulje konstante.”

Sa i takon strategjisë së ndjekur nga vendet e tjera, përfshirë këtu Shqipërinë, Alimehmeti tha në këtë mënyrë rastet e reja u rikthyen vrullshëm pas mbylljes së rreptë.

“💛 Shumica dërrmuese e shteteve, në të gjitha kontinentet, zgjodhën modelin e masave shumë të rrepta fillestare, që karakterizohen nga kosto të larta për shoqërinë, dhe menaxhuar në mënyrë më efikase epideminë gjatë valës së parë. Mirëpo pas rihapjes të gjitha këto vende u karakterizuan nga rikthimi i numrave të rasteve të reja, në shumicën e rasteve madje shifra edhe më të larta se sa periudha mars-prill-maj. Këtu hyn edhe Shqipëria. Vala e rikthimit të rasteve duket se fillon dhe bie pas disa javësh (6-8 javë si mesatare) pas fillimit të fazës eksponenciale.”

Mjeku Ilir Alimehmeti shtoi se në muajt në vijim do të serviren rezultate më të qarta të ecurisë. Mirëpo sipas tij, modeli gjerman dhe ai suedez kryesojnë listën.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *