Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë të martë një takim me mjekë, për të folur rreth situatës epidemiologjike në vend.

 

Gjatë takimit, Basha shprehu mbështetje për bluzat e bardha. Sipas liderit demokrat, nëse ka një garanci për t’u përballur me sukses në këtë betejë, është trajtimi me seriozitet i paralajmërimeve dhe kërkesave të mjekëve dhe infermierëve.

 

Ndërkohë, një nga mjekët, Lutfi Lisha, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje, tha se duhet të krijohet një repart i veçantë për pacientët që kanë nevojë për oksigjeno-terapi dhe se duhet të hapen sa më shpejt spitalet rajonale.

 

“Por për shkak të situatës që është, njerëzit e kanë të nevojshme. Duhet patjetër të përdorin oksigjeno-terapinë. Sofizma të tilla që nuk bën mrekullinë oksigjeno-terapia, për mua janë të papranueshme. Në këtë aspekt do të thoja që ndoshta do të ishte mirë sikur të krijoheshin reparte ku nuk ka nevojë për ndjekje intensive në atë staf mjekësor. Por pacientët që janë në gjendje klinike disi të stabilizuar që kanë nevojë për një oksigjeno-terapi, apo përdorimin e anti-kuagulantëve, një personeli infiermieror pa shumë përvojë të themi në pjesën e COVID-it, por me njohuri të përgjithshme të ndihmës të personelit infiermieror, mund të ishte krejt e duhura për t’u dhënë asistencën asaj kategorie pacientësh. në qoftë se është diçka e veçantë, teknologjia e sotme ta lejon secilin nga mjekët në rrethe që të konsultohet me specialistët në Tiranë. Është shumë e thjeshtë, por ama trajtimi i disa pacientëve që ndoshta nuk kanë nevojë për ardhjen në Tiranë për terapinë intensive që mund të jetë duhet terapi specifike në Tiranë mund të bëjë shumë mirë nëpër rrethe. Ikim nga rrethet vijmë tek Tirana pasi ktu aq më keq mungon edhe spital rajonal.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *