Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë kryer ndërhyrjen e parë kirurgjikale tek një paciente e infektuar me COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi për mediat se ndërhyrja ishte e suksesshme.

 

“Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”

 

Me këtë ndërhyrje, spitali i Sanatoriumit është kthyer zyrtarisht në spital COVID 2.

 

 “Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë transferuar në Elbasan. Në spitalin COVID 2, janë organizuar ekipet mjekësore që do të shërbejnë në këtë spital, ndërsa në spitalin infektiv po vijon trajtimi i pacientëve me COVID-19.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *