Teksa koronavirusi po merr përmasa të frikshme në Rusi, spitalet që ndodhen në provinca janë kthyer në vatra të nxehta të infeksionit.

Atje ka një numër të lartë të punonjësve të shëndetit që sëmuren në punë dhe numri i atyre që vdesin po rritet çdo ditë e më shumë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pranoi se kishte një problem me furnizimin e stafeve mjekësore me masa mbrojtëse dhe urdhëroi që të ketë më shumë prodhim.

Por edhe tani, shumë mjekë e infermierë rusë janë të frikësuar të ankohen publikisht për faktin që duhet të punojnë pa patur mjetet mbrojtëse.

“Kam kollë, temperaturë, mezi mbushem me frymë. Duket sikur çdo gjë më djeg nga brenda. Duhet të jem infektuar në punë. Ne po kujdeseshim për pacientët pa maska. Ata na thanë se kemi një maskë për të gjithë ditën”, u shpreh një infermiere për “BBC”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *