Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët...

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua...

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas...

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar...

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më...

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë...

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është...

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

Mjekët apel grave: Bëni mamografinë, kanceri i gjirit po prek gjithnjë e më shumë moshta e reja

19 Tetor 12:53

Ndërsa numri i grave që përballen me kancerin e gjirit po rritet çdo vit e më shumë, diagnostikimi nëpërmjet protokolleve të rregullta mjekësore është mënyra më e sigurt për të zbuluar sëmundjen në faza të hershme. Mamografia mbetet ekzaminimi kryesor për gratë e moshës mbi 40 vjeç dhe gjatë muajit tetor numri i kontrolleve është ndjeshëm më i lartë. Vetëm pranë Poliklinikës Qendrore në Tiranë kryhen rreth 70 mamografi në ditë.

“Tetori ka numrin më të madh të pacientëve që vijnë dhe bëjnë depistimin, pra kontrollin për kancerin e gjirit. Numri është shumë herë më i lartë në raport me muajt e tjerë. Brenda një dite ne realizojmë 60 apo 70 mamografi. Vijnë kur kanë diçka, por edhe për kontrolle rutinë. Procesi i ekzaminimit kryhet për 10-15 minuta, nuk është i dhimbshëm me aparaturat e reja që kemi. Si protokoll ekzaminues është 1 ose 2 vite”, shprehet Guliem Paloka, imazherist.

Edhe pse ndërgjegjësimi për kryerjen e mamografive është rritur vitet e fundit, sërish gjatë muajve të tjerë të vitit numri i grave që i drejtohen qendrave shëndetësore mbetet i ulët.

“Kemi një ndërgjegjësim më të madh edhe në zonat e thella, rurale, përveç se zonave urbane që ishin skeptike apo në siklet, dhe ndërgjegjësimi i zonave rurale është më i lartë vitet e fundit. Numri i pacientëve që vijnë është shumë i ulët, vetëm kur kemi një indikacion klinik, ato janë rastet që vijnë të konsultohen. Por nuk duhet të harrojmë që kanceri i gjirit nuk jep shenja ose jep vetëm në një fazë të avancuar, prandaj është e rëndësishme që të diagnostikohet dhe të kapet shpejt në kohë.”

Por kanceri i gjirit prek edhe meshkujt, ku vetëm gjatë vitit 2024 u regjistruan 14 raste të reja. Imazheristi Guliem Paloka thotë se mënyra e ekzaminimit është e njëjtë.

“Ekzaminimi i kancerit të gjirit tek meshkujt është i njëjtë si tek femrat, protokollet ekzaminuese janë eko, mame dhe mamografi. Kemi pasur raste, i është evidentuar një formacion dhe i është drejtuar protokolleve nga mjeku i familjes apo onkologu, pastaj është dhënë për të bërë ekzaminim.”

Shërbimi i kryerjes së mamografisë ofrohet falas gjatë gjithë vitit në 16 poliklinika dhe spitalet në të gjithë vendin, si dhe në 2 njësitë e lëvizshme të mamografisë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
Kanceri i gjirit mamografinë Mjeku

Nga e njëjta kategori

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

më shumë...

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

më shumë...

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua me armë zjarri

më shumë...

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar si heronj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

10:44

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO,...

10:39

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që...

10:30

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u...

10:06

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën,...

10:04

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy...

10:03

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos...

9:49

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo:...

9:44

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së...

9:40

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u...

9:28

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet...

9:15

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb...

8:58

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e...

8:58

SPAK sekuestron 40 mln euro, pasuri dhe...

8:52

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës,...

8:49

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah,...

7:54

Eksperti Pilku: Siguria ushqimore detyrim i BE-së,...

7:53

“Hec moj aty …”, acarohen tonet në...

7:40

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

6:59

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.