E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mjegulla e dendur paralizon qarkullimin në aksin Korçë–Maliq

Mëngjesin e sotëm aksi rrugor kombëtar Korçë – Maliq është përfshirë nga mjegull e dendur, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Më e dendur mjegulla është shënuar në afërsi të fshatrave Libonik, Vlocisht dhe Bulgarec, si edhe përgjatë aksit që lidh Korçën me Pogradecin.

Në këto kushte atmosferike, drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, pasi shikueshmëria ka qenë e kufizuar, duke shtuar rrezikun e aksidenteve.

Policia Rrugore ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentin Qafë-Thanë dhe në rrugën e re Qukës – Qafë Pllocë, ku gjithashtu është raportuar prani mjegulle. Këto janë zona me kthesa të shumta dhe me dukshmëri të reduktuar, çka kërkon vëmendje maksimale nga drejtuesit e mjeteve.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë në monitorim të vazhdueshëm të gjithë aksit rrugor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe sigurimin e lëvizjes normale të mjeteve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë