E martë, 17 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec, pamje e kufizuar për drejtuesit e automjeteve

Mjegulla e dendur ka përfshirë mëngjesin e sotëm aksin rrugor nacional Korçë – Maliq dhe drejt Pogradec, duke vështirësuar dukshmërinë dhe qarkullimin e mjeteve. Për shkak të kushteve atmosferike, drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet.

Policia Rrugore ka apeluar për kujdes të shtuar, veçanërisht në ngjitje të Qafë-Thanës, ku mjegulla është e pranishme dhe kthesat e shumta paraqesin rrezik për drejtuesit e mjeteve. Të gjithë shoferët këshillohen të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përdorin dritat e mjegullës për të shmangur incidentet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë