Lideri i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis ka ritheksuar se ata nuk do të votojnë Marrëveshjen e Prespës dhe se do të luftojnë për mos ratifikimn e kësaj Marrëveshje.

 

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, ka theksuar se partia e tij që nga fillimi ka shprehur kundërshtimet ndaj Marrëveshjes.

 

“Ne kemi thënë që në asnjë rast nuk mund të pranojmë një marrëveshje që i jep vendit fqinj gjuhën maqedonase dhe shtetësinë maqedonas. Kam frikë se kjo kritikë është absolutisht e arsyetueshme, ne mbetemi të angazhuar rreptësisht në këtë qëndrim. Nuk do të votojmë Marrëveshjen e Prespës në Parlamentin dhe do të luftojmë që të mos e ratifikojmë këtë marrëveshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *