E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mitsotakis dhe Erdogan ulen të flasin për afganët

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të diskutojnë së bashku për situatën në Afganistan këtë të premte.

 

Sipas zyrtarëve, dy liderët do të flasin në telefon për të vendosur sesi do të veprohet me refugjatët afganë.

 

Reklamë

Greqia i frikësohet një përsëritjeje të mundshme të krizës së emigrantëve në 2015, kur gati një milion njerëz mbërritën në vend pasi ikën nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan.

 

Shumica e emigrantëve që udhëtuan për në Greqi mbërritën përmes Turqisë.

 

Gjatë ditëve të fundit, qeveria greke ka thënë se nuk dëshiron të bëhet pikë hyrëse në BE për afganët që ikin nga sundimi i talebanëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë