Subscribe

Deri dje konsiderohej nje vendburim konflikti, por nga sot e tutje, Ura e Mitrovicës, do të quhet parku i paqes. Ajo po kthehet në simbolin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, por dhe komuniteteve të tjera që jetojnë në veri të vend. Eskavatoret nisen ne orët e para te mëngjesit heqjen e barrikadave mbi urë, e cila ndante veriun me shumicë serbe nga jugu i vendit. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe vjen pas marrëveshjes mes dy shteteve ne kuadër te bisedimeve ne Bruksel. Pas lirimit te saj, banoret e dy aneve te qytetit do te lëvizin lirshëm ne Mitrovice. Edita Tahiri ka përshëndetur nisjen e punimeve, duke e cilësuar kete nje dite historike per Kosovën. Si Prishtina, ashtu dhe Beogradi, kane arritur nje marrëveshje ne Bruksel, sa i takon bashkësisë se komunave serbe, e cila nënkupton shkrirjen e strukturave paralele dhe integrimin e qytetareve te komuniteteve te tjera ne veri ne institucionet e shtetit te Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *