Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi merreshin me trafikim të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Uniformat blu kanë arrestuar A. P., 47 vjeç, i dënuar për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe B.H., 60 vjeç, i dënuar më parë për falsifikim.

Arrestimi i tyre u bë pas një pune disamujore.

Ndërkohë, u sekuestruan 2 armë zjarri (mitraloz dhe kallashnikov), 822 fishekë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 2 mjete në pronësi të shtetasve B. H. dhe A. P., si dhe 3 aparate celular.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *