Subscribe

Zhdukja e biznesmenit Adriano Jaho dhe mikut të tij Ariseld Maze në det të hapur vijon të mbetet një mister. Kontakti i tyre i fundit ka qenë me një mik nga Durrësi, të cilit i kanë kërkuar që tu vijë në ndihmë, pasi skafi kishte nisur të fuste ujë.

 

Kërkimet mësohet se janë ndërprerë , pasi nuk u gjet asnjë shenjë e mjetit lundrues ose dhe të personave ndërsa janë forcuar dyshimet se skafi është fundosur. Burime pranë uniformave blu thanë se kanë nisur hetimet për gjetjen e automjetit me të cilin Jaho dhe Maze udhëtuan nga Vlora për në Durrës.

 

Deri më tani makina nuk është gjendur pasi nuk ka asnjë të dhënë për të, ndërsa prokuroria pritet të marrë në pyetje mikun e dy të zhdukurve si personi i fundit që ka pasur kontakt me ta. Ai ka dorëzuar në polici të dhënat e telefonatës por mbetet për tu parë nëse ora e thirrjes dhe qelizat telefonike do të mund të bëjnë lokalizimin e skafit.

 

Nga ana tjetër familjarët thanë se 52 dhe 28-vjeçari shkuan në qytetin e Durrësit për të marrë mjetin tip skaf pasi e kishin lënë për shërbime në një servis. Mendohet se pasi kanë marrë mjetin ata kanë dalë në det për ta provuar por pa kaluar nëpërmjet portit  të Durrësit. Sipas burimeve nga policia mendohet se skafit i kanë rënë tapat që shërbejnë për shkarkimin e ujit dhe kjo ka sjellë probleme. Blutë janë vënë dhe në kërkim të servisit në të cilin ka qenë skafi për të mësuar më shumë detaje mbi problemet e mjetit .

 

Ndonëse është ende herët për të mbërritur në konluzione policia e ka shtrirë hetimin në disa pista ku nuk përjashtohet dhe ajo e trafikimit të lëndëve narkotike, kjo për shkak se dy miqtë ndonëse sipas familjarëve ishin të apasionuar pas peshkimit mjetin 8 metra të gjatë dhe me motorë të fuqishëm nuk e kishin kaluar nëpërmjet portit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *