E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mister në komisariatin Nr.3 në Tiranë, vdes në paraburgim 45 vjeçari

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 në Tiranë.

 

Mësohet se  viktima është Dritan Rica i cili ishte ndaluar nga policia me akuzen e vjedhjes.,

 

Reklamë

Nga këqyrja paraprake e trupit te viktimes nuk rezulton të ketë shenja dhune.

 

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në orën 04:45 minuta të mëngjesit të kësaj të mërkure.

 

Paraprakisht dyshohet nga policia se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Ndërkohë pritet raporti i mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes te 45 vjecarit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë