Subscribe

Tre muaj më parë nisi rrugëtimi që përfundon sot në orën 21 në Pallatin e Kongreseve. Pas prezantimit në Vizion Plus të të gjitha pretendenteve për kurorën e Miss Universe Albania, vajzat më të bukura vijnë në mbrëmje në një një spektakël surprizë.

 

Nuk do të jetë vetëm një konkurs bukurie, por edhe një skenë që bën bashkë vajzat më të bukura shqiptare dhe këngëtarët më në zë të momentit, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një show modeling, tendencash të fundit të modës, por edhe një pasarelë e stilit njujorkez.

 

Spektakli përball 24 vajza, nga të cilat, më e mira do të na përfaqësojë në Amerikë në Miss Universe. Moderator i kësaj mbrëmjeje magjike në Vizion Plus është Florian Agalliu. Miss Universe Albania do të përcillet në Vizion Plus Live nga Pallati i Kongreseve, që nga momenti i tapetit të kuq e deri tek kurorëzimi i vajzës më të bukur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *