Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentë të sapodiplomuar, që kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune.

Në takimin me kryetarin e opozitës, studentët u shprehën se janë detyruar të punojnë jashtë profilit të tyre gjatë studimeve për të paguar Universitetin, ndërsa tani që janë në përfundim, e shohin shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune në fushën ku ata kanë studiuar.

Lideri demokrat u shpreh se ndryshimi është në dorën e të rinjve dhe se do të ketë fytyrën e të rinjve.

“Ju mund të keni qёnё 10-12 vjeç, kur Shqipëria futej në NATO, kur Shqipëria thithte investitorë seriozë, kur Shqipërisë i besohej dhe i hiqeshin vizat për qytetarët dhe ju lëvizni sot pa viza, dhe këto po ua përmend, po ua rikthej në mendje, për të provuar edhe një herë atë që i kam thënё çdokujt në këto takime me të rinjtë dhe jo vetëm që ndryshimi ёshtё në dorën tonë. Kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet atëherë gjerat do të përmirësohen, do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme pёr të gjithë qytetarët e në veçanti për rininë.”

Sipas tij, 25 prilli do t’iu japë shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve një qeveri që kujdeset për vendin dhe që do të ofrojë mundësi të bollshme për të ardhmen e vendit, që janë të rinjtë.

“Misioni kryesor i imi nesër është t’ju hap rrugën. Mjafton ti hapim rrugën brezit të ri dhe Shqipëria do të jetë në duar të sigurta. Çdo masë që nga subvencionimi I tarifave, që nga praktikat e paguara, reforma e vërtetë arsimore, zhvillimi i tregut të punës, mbështetja e sipërmarrjes rinore ka një dhe vetëm një qëllim: Të fuqizojë rininë. Ndryshimi në Shqipëri gjithmonë ka patur fytyrën, vulën dhe energjinë e rinisë, edhe ndryshimi I 2021 do të jetë I vërtetë, do të jetë I qëndrueshëm dhe do të jetë I pa-rikthyeshëm në momentin që qeveria e ardhshme bën detyrën e parë dhe kryesore karshi rinisë dhe karshi kombit: Tju hapë rrugën ju! Ndryshimi është në duart tona. Ndryshimi nuk vjen duke ikur nga problem, ndryshimi vjen duke larguar problemin. Këtij vendi nuk i mungon asgjë që si hap të parë të krijojnë në farë normaliteti si vendet e tjera të rajonit dhe pastaj të shkojë edhe më tej.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *