Subscribe

Ndihmës Sekretarja Amerikan e Shtetit Viktoria Nuland, mbërrin nesër ne Tirane ne përpjekje per te bindur klasën politike shqiptare per te miratuar reformën ne drejtësi. Vizita e zyrtares se larte te Departamentit Amerikan te Shtetit vjen vetëm 10 dite para datës se caktuar per votimin e draftit kushtetues dhe ne axhenden e saj janë parashikuar takime me liderët e partive kryesore ne vend. Gjate paradites se te dielës, Nuland do te jete ne Kosove e me pas do te vizitoje Shqipërinë, ku takimin e pare e ka me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Me pas, ne orën 3.30, Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, do te shkoje ne selinë e Partisë Demokratike, per te biseduar me Bashen per reformën ne drejtësi.
Me pas, ne axhenden e Nuland është parashikuar nje takim me gazetare, ndërkohë qe ne mbrëmje, Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, do te kete nje darke pune me kryeministrin Edi Rama. Kjo vizite shihet nga te gjithë faktorët politike ne vend si kyçe per zgjidhjen e ngërçit te krijuar ne lidhje me reformën ne drejtësi, kur shkak per mungesën e arritjes se konsensusit është vetem nje pike formula per zgjedhjen e komisionereve qe do te realizojnë Vetingun per gjyqtaret dhe prokuroret. Kjo nuk eshte hera e pare qe Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, përfshihet drejtpërdrejt ne çështjen e reformës ne drejtësi; ne 3 qershor ajo zhvilloi biseda telefonike me kryetarin e PD Basha dhe ish-kryetarin Berisha ne përpjekje qe takimi Rama-Basha i 6 qershorit, te përfundonte me një marrëveshje per miratimin e kësaj reforme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *