Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar  procesin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në një deklaratë misioni amerikan në OSBE i cilësoi zgjedhjet si të mirëorganizuara, edhe pas sfidave të shumta nga pandemia.

 

Duke iu referuar raportit paraprak të ODIHR dhe Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, sistemi i ri elektronik i identifikimit të votuesve, ishte i suksseshëm,  pasi ishte një mënyrë për të zvogëluar rrezikun e votimit të dyfishtë, votimit familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve.

 

Gjithashtu, misioni u shpreh optimist, pasi ndryshe nga viti 2017, në këto zgjedhje morën pjesë të gjitha partitë përkatëse.

 

Por, edhe pse procesi është konstatuar si i rregullt, SHBA-të verejtën se mazhoranca pati përparësi të konsiderueshme nga detyra e saj, përmes kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimit të burimeve administrative.

 

Ndërsa praktikat e blerjes së votës dhe rrjedhja  e të dhënave personale të ndjeshme mbetën ende një problem, misioni nxit Prokurorinë qe të hetojë të gjitha pretendimet.

 

Shtetet e Bashkuara treguan edhe njëherë mbeshtetjen e tyre ndaj Shqipërisë duke theksuar se do të bashkëpunojnë me popullin shqiptar për të forcuar më tej lidhjet në demokraci, mbrojtje dhe tregti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *