Ish ministrja e Kulturës, njëkohësisht deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë ishin një ngjarje e rëndësishme për kombin.

 

 

Ndër të tjera në fjalën e saj ish ministrja ka theksuar se suksesi i Vjosa Osmanit është një arritje jo vetëm për LDk dhe Kosovën por për një ogur i mirë për të gjithë Ballkanin, veçanërisht Kosovën dhe Shqipërinë.

 

“Zgjedhjet  në Kosovë dhe suksesi i Vjosa Osmanit, një ngjarje e rëndësishme për demokracine  dhe kombin, gjithashtu fitorja e Lëvizjes Vetevendosje tregoi rezistence në raport me politikën që tregon dhe prezenca e ndërkombëtarëve.  Osmani eshte figurë interesante pasi del nga nje parti tradicionale dhe jo e re e ketyre zgjedhjeve, suksesi i saj jep me teper shprese për emancimin, evoluim demokratizim sesa po te kishte dale nje parti e re. Osmani eshte rritur brenda LDK dhe komplimenti shkon ne radhë të parë për Kosoven dhe i shtron komplimenti dhe partisë tradicionale që ne jemi mësuar që të shikojmë vetëm burra, më vjen mirë që nxori Vjosën si parti kandidate. Është një ogur i mirë per Ballkanin është një vendim i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë. Merita për nxjerrjen e saj e ka partia, pasi ato votuan me shumicë votash.”

 

Gjithashtu Kumbaro nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus, ka analizuar dhe gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, dhe fakti që jemi në pritje të një përgjigje pozitive për negociatat ku është shprehur se është koha që palët politike të bëjnë një pak kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *