Subscribe

Te enjten demokratet do te shkojnë me 2 skenarë ne seance plenare. Nese kërkesat e tyre pranohen ne konferencën e kryetareve qe do te mblidhet ne mëngjes, atëherë Parlamenti i rikthehet normalitetit, nëse jo, seance do te bllokohet. Pas mbledhjes se deputeteve, nënkryetari i PD Edi Paloka sqaroi se mazhoranca ka detyrimin te fusë ne procedure 2 amendimet ligjore te opozitës per ligjin e dekriminalizimit dhe per komisionet hetimore.

Ajo që ka rëndësi, është që parlamenti nesër, në radhë të parë konferenca e kryetarëve, sipas detyrimit që ka me rregullore, këto cështje t’i fusë në kalendarin e punimeve të parlamentit dhe pastaj, sigurisht ajo që mbetet dhe që është çështje parimore, është miratimi i amendamenteve dhe i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse arrihet deri aty sa të shkelet edhe rregullorja pasi tashmë jemi në kohën e rregullt të futjes në kalendar të këtyre amendamenteve, sigurisht që veprimet tona do të jenë të njëjta, bllokim seance dhe reagime në varësi me vendimet që do të marrë mazhoranca.

Një tjeter kërkese e opozitës eshte qe çështja e mandateve te socialisteve Kokedhima, Leskaj e Suli t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese per shqyrtim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *