Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin për procedurën e negocimit dhe ekzekutimit të kontratës me kompaninë “Bektel”, e cila do të ndërtojë hidrocentralin e Skavicës.

 

E gjithë procedura do të ndahet në dy kontrata.

 

E para do të jetë mes kompanisë dhe korporatës elektro-energjitike, për të bërë të gjitha matjet topografike, studimet gjeoteknike dhe ndikimin në mjedis.

 

Pas nënshkrimit, raporton Vizion Plus, Bektel do të ketë kohë 4 deri në 6 javë për të dorëzuar propozimin zyrtar.

 

Ndërsa kontrata e dytë lidhet me projektimin dhe ndërtimin e Skavicës. Qeveria do të nisë negociatat për të gjetur financimin e nevojshëm në formë kredie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *