E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Miratohet paketa e “Zgjedhores”/ Mazhoranca tërhiqet nga ndryshimet pas kritikave të SHBA-BE

Akti i fundit i zbatimit të marrëveshjes së 5 qershorit nuk ka kaluar pa përplasje mes opozitës e mazhorancës. Socialistët në Komisionin e Ligjeve ndryshuan pak ditë më parë draftet e miratuara me konsensus në Këshillin Politik e që kanë të bëjnë me luftën kundër shitblerjes së votës në veçanti dhe krimet zgjedhore në përgjithësi. Por ky vendim solli mbrëmjen e të mërkurës reagimin e opozitës, të pasuar nga SHBA e BE të cilët i kërkuan shumicës të votojë pa ndryshime këto ligje.

Pas këtyre komunikimeve, mazhoranca është tërhequr në lidhje me Kodin Penal duke votuar ndryshimet ashtu siç ishin dakordësuar me Partinë Demokratike e LSI.

Reklamë

 

TAULANT BALLA

Reklamë

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

“Vota jonë për 7 ligjet është pro, që PD_së dhe LSI-së t’i heqim çdo alibi të mundshme për pjesëmarrjen në zgjedhje.”

 

Në këtë seancë parlamenti zgjodhi edhe anëtarin e 5 të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, votim që shënoi mbylljen e përgjegjësive të Kuvendit për ngritjen e Kushtetueses.

 

Nga ana tjetër parlamenti rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit për vitin e ardhshëm.

Më shumë video

Reklamë