Subscribe

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim  projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Pas një debati të ashpër mbi ndarjen e fondeve, deputetet kaluan draftin me 64 vota pro.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, kërkoi nga deputetët që të votohet projektbuxheti për të përballur pandeminë dhe për të mbështetur bizneset e vendit.

 

HYKMETE BAJRAMI

MINISTRJA E FINANCAVE

“Miratimi i këtij projektligji, sot do të dërgojë sinjal të duhur te komuniteti i biznesit dhe në masë të madhe do të zvogëlojë pasigurinë eventuale në ekonomi, e cila mund të shfaqet nëse kjo legjislaturë do të shpërndahej pa miratuar buxhetin 2021.”

 

Por deputetët opozitarë të Lëvizjes Vetëvendosje, thanë se qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të sjellë në kuvend Projektbuxhetin pasi ajo është cilësuar si jolegjitime.

 

LIBURN ALIU

DEPUTET I LEVIZJES “VETEVENDOSJE”

“Dhe ju përpiqeni që shpejtë e më shpejtë të bëni edhe diçka më zi. Prandaj, që në fillim, legjitimiteti juaj nuk ekziston. Ju nuk keni të drejtë të sillni projektbuxhet. Dhe po vazhdoni të bëni zi edhe këto pak ditë që iu kanë mbetur. E kjo zi, që po mundoheni ta bëni është me këtë projektbuxhet që keni sjellë.”

 

Seanca e jashtëzakonshme u zhvillua pas thirrjes së lidhjes demokratike, me qëllim që ligji të miratohet para se të shpërndahet parlamenti.

 

Projektligji për buxhetin e vitit 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove. Nëse drafti nuk miratohet deri më 31 dhjetor, kuvendi mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *