E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Miratohen fletët e votimit për disa bashki, Veliaj i dyti në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të hënë fletët e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në disa bashki.

Për Bashkinë e Tiranës kandidati i Bindjes Demokratike Arben Skënderi do të jetë I pari në rënditje, ndërsa vendin e dytë do ta ketë kryebashkiaku aktual Erion Veliaj.

Në Bashkinë Durrës Valbona Sako e Aleancës për Shqipërinë Europianë, do të jetë me nr. 2, ndërsa Bindja Demokratike që përfaqësohet nga Valbona Sakollari, do të jetë e para në listën e votimit.

Në Vlorë Dritan Leli I PS është I pari në fleten e votimit ndërsa Valbona Mezini e Bindjes është e dyta.

Reklamë

Në Korcë, Leonard Olli I Bindjes është I pari në fleten e votimit ndërsa Sotiraq Filo I mazhorancës është I dyti.

Ndërkohe në disa bashki si Lushnja, Fieri apo Elbasani janë miratuar modelet e fleteve te votimit vetëm me kandidatet e PS.

 

 

Bashkia Tiranë, Qarku Tiranë

  1. Z. Arben Skenderaj
  2. Z. Erion Veliaj

 

– Bashkia Durrës, Qarku Durrës

  1. Znj. Valbona Sakollari
  2. Znj. Valbona Sako

 

– Bashkia Vlorë, Qarku Vlorë

  1. Z. Dritan Leli renditet
  2. znj. Valbona Mezini renditet i dyti.

 

– Bashkia Korçë, Qarku Korçë

  1. Z. Leonard Olli
  2. Z. Sotiraq Filo

 

– Bashkia Fier, Qarku Fier

  1. Z. Armando Subashi

 

– Bashkia Shkodër, Qarku Shkodër

  1. Z. Valdrin Pjetri

 

– Bashkia Lushnje, Qarku Fier

  1. Z. Fatos Tushe

 

– Bashkia Elbasan, Qarku Elbasan

  1. Z. Gledian Llatja

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë